Dritan Abazoviq e bën Emilija Rexhepin zv/kryeministre të Kazakistanit

Lajme

Dritan Abazoviq e bën Emilija Rexhepin zv/kryeministre të Kazakistanit

Më: 16 prill 2023 Në ora: 07:32
Dritan Abazoviq dhe Emilija Rexhepi

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka pritur dje në takim Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e minoriteteve të Republikës së Kosovës.

Pas takimit Abazoviq përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social ka shkruar pikërisht për këtë takim.

Image
Postimi i Abazoviqit

Por, ajo që bie në sy është që zv.kryeministren Rexhepi ai e ka quajtuar gabimisht zv.kryeministre të Kazakistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat