Temperatura të ulëta dhe reshje të dendura shiu e bore në këto vise të Ballkanit

Lajme

Temperatura të ulëta dhe reshje të dendura shiu e bore në këto vise të Ballkanit

Më: 16 prill 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Cikloni mjaft i fuqishëm me qendër në që nga veriu i Adriatikut e deri në Luginën e Panonisë në Vojvodinë po shkakton reshje intensive shiu në Slloveni, Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa në Slloveni depërtuan edhe temperatura të ulëta që shkaktuan reshje të dendura bore.

Reshje të dendura bore pati në zonat malore të Sllovenisë, megjithatë në disa rajone temperaturat pësuan ulje të ndjeshme në zona të ulëta mbidetare dhe pati reshje të dendura bora edhe në zona më të ulëta mbidetare.

Stuhi të fuqishme shiu me bubullima kanë përfshirë shumë vise të Dalmacisë në Kroaci dhe Hercegovinë. Ndërsa sistemi do të përfshijë edhe Malin e Zi dhe Shqipërinë. Në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore sistemi vjen paksa më i dobësuar, por edhe këtu do të kemi reshje shiu dhe erëra nga jugperëndimi.

Temperaturat e ulëta që do të kushtëzonin reshje bore nuk do të arrijnë në territoret tona.

Cikloni gjatë ditëve të ardhshme do të zhvendoset drejt Detit Jon nga ku do të shkaktojë destabilizime të shpeshta të atmosferës në territoret tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat