Kurti tha se nuk mund të ketë zbatim të pjesshëm të marrëveshjes, Brnabiq i kërkon që ta formojë Asociacionin

Lajme

Kurti tha se nuk mund të ketë zbatim të pjesshëm të marrëveshjes, Brnabiq i kërkon që ta formojë Asociacionin

Më: 16 prill 2023 Në ora: 14:15
Ana Brnabiç dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht.

Ai ka shtuar se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm të saj, duke thënë se për këtë marrëveshje u negociua dy vjet në Bruksel.

E pas kësaj deklarate ka reaguar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Brnabiq duke e rishpërndarë postimin e Kurtit të bërë në Tëitter, kërkoi nga ky i fundit që të formojë Asociacionin.

“Për tre ditë, më 19 prill, bëhen saktësisht 10 vjet, një dekadë e tërë, nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ne kemi pritur 10 vjet që Prishtina ta bëjë punën e saj, 10 vjet që Asociacioni i i Komunave Serbe të formohet. Bëje atë”, shkroi Bërnabiq, duke përmendur edhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat