Daçiqi ‘proteston’: S’shkoj në Strasburg, po duan t’i nisin procedurat që Kosova të anëtarësohet në KiE

Lajme

Daçiqi ‘proteston’: S’shkoj në Strasburg, po duan t’i nisin procedurat që Kosova të anëtarësohet në KiE

Më: 18 prill 2023 Në ora: 10:58
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklarur se mund të mos udhëtojë për në Strasburg me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, për shkak se Komiteti i Ministrave të këtij institucioni do të nisë procedurën e diskutimeve për ta bërë Kosovën anëtare të kësaj organizate.

Madje, mediat serbe raportojnë se kjo do të bëhet “në 10-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit”.

“Çfarë mesazhi është ky? Është poshtërim dhe një mesazh që Kosova mund të bëjë çfarë të dojë. Nëse këto paralajmërime janë të vërteta, unë sigurisht që nuk do të shkojë në Steasburg nesër.” – citohet të ketë thënë ai.

Ai ka shtuar se nuk e di nëse Kosova do të vendoset në agjendë, por shtoi se Serbia “nuk do të lejojë që konstruktiviteti i saj të shihet si dobësi”.

“Ne nuk do ta lejojmë këtë. Nëse Kosova, 10 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe refuzon të përmbush këtë obligim, shpërblehet duke nisur procedurat për anëtarësim. Kjo është e pafalshme.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, nuk dihet sigurt nëse Kosova do të vendoset në agjendë në takimin që pritet të mbahet pas rreth një muaji mes Komitetit të Ministrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat