Petkoviç sulmon Obradoviçin dhe përsërit se nuk ka nis zbatimi i marrëveshjes evropiane, sepse Vuçiq nuk ka nënshkruar

Lajme

Petkoviç sulmon Obradoviçin dhe përsërit se nuk ka nis zbatimi i marrëveshjes evropiane, sepse Vuçiq nuk ka nënshkruar

Nga: F. B. Më: 18 prill 2023 Në ora: 11:04
Petar Petkoviç

Shefi i delegacionit serb dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka reaguar ndaj liderit të Partisë opozitare Dver se po mashtron opinionin se ka nisur zbatimi i marrëveshjes franko-gjermane për Kosovën, duke përsëritur se Vuçiq nuk ka nënshkruar asgjë dhe nuk u pajtua, kjo polemikë është zhvilluar në Tviter transmetohet nga “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

Ky reagim erdhi në komentimin e Obradoviç të deklaratës së ministrit të jashtëm Daçiq se nuk do shkoj në Starsbur në 20 vjetorin e pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse një ditë më pas Kosova pranohet në atë institucion.

"Me këtë po nis zbatimi i pikës 4 të planit franko-gjerman për marrëveshjen rreth Kosovës, me të cilin Vuçiq u obligua se Serbia nuk do të kundërshtoj anëtarësimin e shtetit të rrejshëm të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Detyra e ministrit të jashtëm është pikërisht e kundërta e kësaj, që aktivisht të kundërshtoj këtë kudo!", ka shkruar Obradoviç në Tviter.

Petkoviç duke i replikuar theksoi se Prishtina vitin që shkoi me 12 maj ka parashtruar kërkesën për pranimin në Këshillin e Evropës dhe qysh atëherë ka pasur shumicën e nevojshme për pranim.

"Prishtina me 12 maj ka parashtruar kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe edhe atëherë kishin shumicën. Propozimi i BE-së iu ka dorëzuar Beogradit para 8 muajve me 20 janar të këtij viti. Pse po mashtroni opinionin se ka nis zbatimi i planit,. Kur Vuçiq nuk ka nënshkruar as nuk u pajtua, por ka luftuar dhe është përpjek për tërheqjen e njohjes nga 28 vende” ka shkruar Petkoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat