“Në një dasmë”, Nait Hasani: Pas lufte më ra të ulem me tavolinë më njërin që më kishte rrahur në burgjet serbe

Lajme

“Në një dasmë”, Nait Hasani: Pas lufte më ra të ulem me tavolinë më njërin që më kishte rrahur në burgjet serbe

Më: 19 prill 2023 Në ora: 22:33
Nait Hasani

Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, ka treguar se persona që kanë rrahur e maltretuar atë dhe shqiptarë të tjerë, janë ulur me të në një tavolinë pas lufte.

Hasani, që ka qenë edhe njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktivist i Lëvizjes Popullore para saj, ka thënë se edhe i ka takuar këta persona në rrugë.

“Kam parë njerëzit që më kanë maltretuar në burg rrugëve. Para luftës i kam parë nq Prizren, në Prishtinë e të tjera. Pas luftës më ka ra të ulem në tavolinë me ta. Njerëz që na kanë rrahur. Kanë qenë kundër neve, por pastaj disa edhe na kanë ndihmuar kur e panë që e kemi bërë luftën dhe kemi të drejtë. Nuk kam folur kurrë me ta dhe nuk kam shkëmbyer fjalë. Kemi pasur qëllimet tona dhe ia kemi arritur. Krijuam UÇK-në e më pas çliruam vendin”, tregon ai.

Hasani tregon se kurrë UÇK nuk ka pasur në cak civilët.

“Lëvizja Popullore dhe më pas UÇK nuk i kanë pas cak asnjëherë civilët”, shtoi Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat