Daçiç i reagon Escobarit: Jemi kthyer në “gjendjen para marrëveshjes së Brukselit”

Lajme

Daçiç i reagon Escobarit: Jemi kthyer në “gjendjen para marrëveshjes së Brukselit”

Nga: F.B Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:40
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, ka komentuar dhe reaguar në deklaratën e të dërguarit amerikan Gabriel Escobar se “ShBA do pranoj rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë pa marr parasysh se serbët po i bojkotojnë”, me çka sipas Daçiç “jemi kthyer në gjendjen para marrëveshjes së Brukselit”, kur ishte e parëndësishme nëse serbët marrin pjesë në zgjedhje dhe institucione apo jo, tha në “RTV Vojvodina”, transmeton “Bota sot”.

Ai përsëriti se “marrëveshja e re e Brukselit” përkatësisht pranimi i planit franko-gjerman për normalizimin e raporteve, nuk do thotë de jure pranim i Kosovës, pasi Vuçiç atë plan e ka pranuar gojarisht dhe me vija të kuqe të papranueshme si pavarësia dhe anëtarësimi në OKB

Nl pyetjen kush duhet nënshkruar marrëveshjen e re të Brukselit nëse ajo arrihet, Daçiç tha se sipas marrëveshjes së Ohrit nuk është zgjidhur statusi i Kosovës, por se ka qasje të ndryshme për statusin, për Beogradin Kosova është autonomi e për ata e pavarur.

Ndërsa rreth mos vendosjes në rend dite të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Daçiç tha se nuk po ndalen presionet ndaj Islandës që kryeson Këshillin për të bërë këtë, kanë thënë nuk do jetë në mbledhjen e sotme, por mund të jetë në mbledhjen e së premtes.

Duke u përgjigjur në akuzat e Prishtinës se me lobim në Starsbur ai ka shkel marrëveshjen e Ohrit, që parasheh që Beogradi nuk do kundërshtoj pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, Daçiç tha se më mirë për ta “të mbulojnë veshtë“.

"Këtë po e thonë ata që ka dhjetë vite që nuk përmbushin marrëveshjen e Brukselit pët asociacionin. Serbia është e vogël por nuk është e marrë. Vuçiç flet në mënyrë precize, nuk përmbushim atë për çka nuk jemi pajtuar", tha Daçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat