Shuhen tre anëtarë të familjes Kelmendi në Mali të Zi

Lajme

Shuhen tre anëtarë të familjes Kelmendi në Mali të Zi

Më: 22 prill 2023 Në ora: 16:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë vdekur shkaku i një zjarri që ka kapluar një shtëpi në lagjen Budo Tomoviq të Nikshiqit, ka thënë komandanti i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Malit të Zi, Slavko Tadiq.

Dy vëllezër të familjes Kelmendi dhe një nuse e tyre kanë humbur jetën, raporton rtcg.

Vëllai i viktimave, Burim Kelmendi, i cili po shuante zjarrin dhe po përpiqej t’i nxirrte viktimat, deklaroi se “kam bërë gjithçka për të shuar zjarrin dhe t’i shpëtojë familjarët”. Megjithatë, siç shton ai, ishte tepër vonë.

Ndërkohë, Tadiq ka bërë të ditur se në terren kanë dalë disa autoambulanca dhe dhjetë zjarrfikës.

Me të arritur në vendngjarje, zjarri tashmë kishte kapluar tërë shtëpinë prej rreth tridhjetë metrash katrorë.

Ndryshe, autoritetet kompetente malazeze kanë nisur tashmë hetimet dhe për momentin nuk dihen arsyet që e shkaktuan zjarrin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat