Ashpërsohet retorika në prag zgjedhjesh, Petkoviq i thotë Kurtit se “dëshiron të bëhesh si Gauleiter”

Lajme

Ashpërsohet retorika në prag zgjedhjesh, Petkoviq i thotë Kurtit se “dëshiron të bëhesh si Gauleiter”

Më: 22 prill 2023 Në ora: 21:44
Petar Petkoviq

Petar Petkoviq i ka reaguar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, pasi Kurti ka shkruar rreth ushtrimeve të ushtrisë serbe në Batajnicë, vend ku regjimi i Millosheviqit kishte fshehur trupat e qindra shqiptarëve të vrarë.

Petkovic ka thënë se Kurti flet për personat e zhdukur, por sipas tij “s’po bën asgjë për 9 lokacione me serbë të varrosur”.

Politikani serb tutje ka folur edhe për zgjedhjet në veri të Republikës së Kosovës, duke i thënë Kurtit se dëshiron të bëhesh si “Okupatori Gauleiter”, referencë kjo për një lider rajonal gjatë kohës së nazizmit.

Petkovic ka thënë se Kurti po e dëshiron këtë gjë në veri ku 1 % janë shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat