Ambasadori rus në Beograd: Mbështetja në KiE, shpërblim i Perëndimit për politikat anti-serbe të Kurtit

Lajme

Ambasadori rus në Beograd: Mbështetja në KiE, shpërblim i Perëndimit për politikat anti-serbe të Kurtit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:22
Aleksandar Bochan-Kharchenko

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko ka thënë se mbështetja e Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës, është shpërblim i Perëndimit për politikat anti-serbe të kryeministrit Albin Kurti.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Bochan Kharchenko ka thënë se Prishtina po ndjek linjën të SHBA-së dhe BE-së.

“Mbështetja nga Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës për aplikimin e Prishtinës për anëtarësim në organizatë, është një fakt shpërblimi i Perëndimit për politikat anti-serbe të kryeministrit Kurti”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se nuk është rastësi që koha e vendimit ka koinciduar me zgjedhjet e mbajtura në katër komunat veriore të Kosovës.

“Për mendimin tim, nuk ka nevojë të dëshmohet që Prishtina po ndjek linjën SHBA-BE”, ka shkruar në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat