Petkoviq kapet me Jeremiqin rreth Kosovës

Lajme

Petkoviq kapet me Jeremiqin rreth Kosovës

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:45
Petkovqi, Jeremiq

Shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, i cili ka thënë se me marrëveshjen e fundit Serbia është pajtuar që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Dhe ja ku është pasoja, thuhet shprehimisht se në bazë të kësaj Kosova anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Nëse dhia gënjen, briri jo”, ka shkruar Jeremiq, teksa ka publikuar tekstin ku në kërkesën për pranimin e aplikimit të Kosovës në KiE, përmendet edhe marrëveshja e fundit Kosovë-Serbi.

Petkoviq i ka reaguar atij duke i thënë se Vuçiq nuk ka pranuar e as nënshkruar asgjë dhe kështu Jeremiq po e dëmton vendin e tij dhe ndihmon Kosovën.

“Përderisa Vuçiq mbron interesat e Serbisë dhe thotë qartë se nuk ka pranuar e as ka nënshkruar asgjë, Vuk Jeremiq po përpiqet që konceptet nga Brukseli dhe Ohri t’i bëjë dokumente ligjërisht të detyrueshme. Duke vepruar kështu, ai po dëmton vendin e tij dhe po ndihmon PR, por ne tashmë jemi mësuar me këtë kur ai i bëri Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë atë pyetjen e tmerrshme!”, ka shkruar Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat