Daçiq i kënaqur që Këshilli i Sigurimit në tërësi kërkoi themelimin e Asociacionit

Lajme

Daçiq i kënaqur që Këshilli i Sigurimit në tërësi kërkoi themelimin e Asociacionit

Më: 27 prill 2023 Në ora: 22:12
Ivica Daçiq

Të Pesë Anëtarët e Përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Federata Ruse dhe Kina – ishin të së njëjtës mendje sa i përket kërkesës për themelimin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Ndaj kësaj, i kënaqur u shpreh minitsri serb i jashtëm, Ivica Daçiq, i cili u përballë me ministren kosovare të jashtme, Donika Gërvalla në OKB.

“Është gjëja më e rëndësishme për Serbinë, mendimet e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-ë. Anëtarët përmenden obligimin e Prishtinës për të themeluar Asociacionin e Komunav eSerbe, sepse përfaqësuesit e Prishtinës sillen sikur të kishin përmbushur të gjitha obligimet dhe tash na japin mësime”, tha Daçiq gjatë paraqitjes së raportit gjashtëmujorësh të UNMIK-ut. “Siç e dini, nën presionin e shteteve perëndimore, numri i takimeve tashmë është ulur në dy në vit. Mendoj se të gjithë kanë dëshirë të më pak të takime, që në fund të mos ketë UNMIK fare”.

Ivica Daçiq falënderoi në veçanti Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën në lidhje me thirrjet për themelimin e Asociacionit, duke shtuar se nuk dëshiron t’i veçojë Rusinë dhe Kinën të cilët kanë qenë aleatë të kahershëm të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat