Kurti: Zyrës sime sot iu shtua edhe një pikturë, nga piktori i ri, Akil Dashevci

Lajme

Kurti: Zyrës sime sot iu shtua edhe një pikturë, nga piktori i ri, Akil Dashevci

Më: 28 prill 2023 Në ora: 07:04
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se e ka pranuar një pikturë nga një talent i ri i artit.

“Zyrës sime sot iu shtua edhe një pikturë, nga piktori i ri, Akil Dashevci”, ka shkruar Kurti në Instagram.

Sipas kryeministrit e bukur është e llojllojshmja.

Postimi i plotë i Kurtit në instagram:

Zyrës sime sot iu shtua edhe një pikturë, nga piktori i ri, Akil Dashevci.

Bota në sytë e Akilit është përplot ngjyra, prandaj edhe pikturat e tij janë përherë shumëngjyrëshe.

Imagjinata në pikturën e Akilit vjen përmes gjurmës që lë brusha e tij. Disleksia në të nxënë e disgrafia ne shkrim janë epiqendra e ngjyrave të tij që na e mësojnë se bukuria është e llojllojshmja.

Ai bashkë me nënën e tij Safa Boja Dashevci, më shoqëruan sot pasdite në Kryeministri dhe me njoftuan për ekspozitat e organizuara dhe sukseset e arritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat