Shprehjet me të ulëta joparlamentare: “A rob’t jua q***.”, “Lidhe zëvendëskryeministrin”

Lajme

Shprehjet me të ulëta joparlamentare: “A rob’t jua q***.”, “Lidhe zëvendëskryeministrin”

Më: 28 prill 2023 Në ora: 13:22
Kuvendi i Kosovës

Instituti i Kosovës për Drejtësi sot ka publikuar raportin “DOBËT: Raport i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2022”.

Nder të tjera, aty është evidentuar edhe gjuha joparlamentare e deputetëve që kanë përmendur gjatë seancave, duke e fyer njeri tjetrin.

Ndër shprehjet më të ulëta ka qenë ajo e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili kishe sharë me robër kolegët e tij të pozitës.

“A rob’t jua q***.”, “Mos u mundoni t’i bëni argat Vuçiqit”, “Që ka paaftësi në të menduar kjo është e dukshme.” “Po më vjen keq për frustrimin tënd…”, “Mbylle gojën, mbylle gojën se unë po flas, tani dil ti, e unë të thashë tash mbylle gojën, mjaft më!”. “Para një muaji ishte strukur këtu si pulë…”, “Është si me lyp prej qorrit sy…”, “Turpi i diplomacisë kosovare.”. “Unë nuk muj me folë serbisht se s’di. Po vazhdoj shqip.” ‘’Foli në serbisht, por ndoshta edhe e ka mendu n’serbisht.” “Foli palidhje, nuk tha kurgjo.” “Me ardhë sot me i ndëgjua këta e me u bë na spektatorë dhe fjalimeve të kalamajve që kanë dal prej çerdhes e kanë ardhë këtu me na shit qallëm”. “Kryeministër, të lutem lidhe zëvendëskryeministrin!”, “Trego çka po bëhet me Rakiqin tënd, njëjtë si ai tjetri është, ti je me të në tavolinë tash.”.

Këto janë shprehjet më të ulëta që janë evidentuar në ketë raport, i cili është hartuar nga Naim Jakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat