Deklarohet ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut: Vendimin për hapjen e Urës së Ibrit mund ta marrin vetëm serbët

Lajme

Deklarohet ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut: Vendimin për hapjen e Urës së Ibrit mund ta marrin vetëm serbët

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:22
Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq,  ka deklaruar se vendimin për hapjen eventuale të urës në Ibër mund ta marrin vetëm serbët.

“Askush përveç nesh nuk mund ta marrë atë vendim!”, tha Radojeviq në Instagram.

Ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit në nëntor të vitit të kaluar, pasi serbët vendosën të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, shkruan Tanjug.

Qeveria e Kosovës ka dalë pro vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e urës mbi Ibër ka dalë Qeveria e Kosovës.

Sipas qeverisë, paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në çdo vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat