Takimi në Bruksel: Miratimi i deklaratës për të pagjeturit thuajse është punë e kryer, në tavolinë tabelat, energjetika dhe asociacioni

Lajme

Takimi në Bruksel: Miratimi i deklaratës për të pagjeturit thuajse është punë e kryer, në tavolinë tabelat, energjetika dhe asociacioni

Nga: F. B. Më: 2 maj 2023 Në ora: 11:46
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Sot pasdite në Bruksel do të takohen presidenti i Serbisë Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në prani të ndërmjetësuesve evropian Borel e Lajçak, ku pritet miratimi i deklaratës për të pagjeturit thuajse është punë e kryer, në tavolinë tabelat energjetika dhe asociacioni, kanë njoftuar burime diplomatike.

Ky është takimi i parë pas marrëveshjes ë Ohrit për normalizimin e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë përkatësisht aneksit të kësaj marrëveshje, ku ka shume mundësi për marrëveshje të reja, ndonëse atmosfera është shqetësuese, shkruan “Nova”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo për faktin se Serbia ka kundërshtuar aplikimin për pranim të Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa Kosova përkundër bojkotit të serbëve mbajti zgjedhjet dhe polemikës dhe ndër akuzave me ministrave të jashtëm Daçiç e Gërvalla.

Përkundër pranimit apo nënshkrimit, BE pret miratimin për të cilën shefat e delegacioneve në bisedime janë pajtuar dhe kjo çështje do jetë çështja e parë e takimit të sotshëm.

Gazeta “Nova” njofton se ndonëse nuk ka pika kontestuese, pak ka gjasa të nënshkruhet nga Vuçiç, por ka gjasa që shefi i diplomacisë evropiane sikur në Ohër të dal me deklaratën para medieve se palët janë pajtuar rreth kësaj çështje.

Në vazhdim takimit pas çështjes së të pagjeturve, pritet të jetë draft statuti i asociacionit të komunave, pastaj pritet të diskutohen çështje tjera aktuale.

Spekulohet se në këtë pikë mund diskutohet rreth targave të automjeteve dhe pala serbe do ketë propozim konkret rreth kësaj çështje, po ashtu Kurti e Vuçiç pritet të diskutojnë për energjetikën dhe mund të ketë lëvizje në atë çështje.

Por analistët  thonë se “duke marr parasysh atmosferën dhe raportet e ndërsjella, mund të dështojnë edhe pritjet”.

Përderisa çështja dhe deklarata e të pagjeturve pothuajse është punë e kryer pak kush beson se mund të ketë përparim rreth asociacionit. Nemanja Todoroviç Shtiplija, drejtor ekzekutiv i Qendrës për politikë bashkëkohore thotë se dyshon se mund të ketë pajtim për asociacionin.

“Bëhet fjalë për prezantimin e statutit të asociacionit, që duhet kaloj disa raunde për arritjen e tij, palët do kenë vërejtje e propozime në tekstin e prezantuar”, thotë Shtiplija.

Çështja e të pagjeturve është shumë e rëndësishme, sepse mund të zbardh fatin e personave të pagjetur nga dy palët.

“Problemi i të pagjeturve është problem i gjithë ish Jugosllavisë, problemi rritet pasi palët nuk kanë shkëmbyer informatat në tërësi lidhur me të pagjeturit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat