Pak orë para takimit me Kurtin, Vuçiq lajmërohet në Instagram, ja çfarë thotë

Lajme

Pak orë para takimit me Kurtin, Vuçiq lajmërohet në Instagram, ja çfarë thotë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 14:25
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nëpërmjet një video në Instagram ka komentuar takimin e sotëm të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin në Bruksel ku do të diskutohet për të zhdukurit dhe ku do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Vuçiq ka vazhduar me propagadën e njëjtë të para çdo takimi duke thënë se do të jetë e vështirë dhe se të gjithë “të mëdhenjt” e Perëndimit janë kundër tij.

“Do të jetë e vështirë. Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjt në Perëndim. Megjithatë, ligji dhe drejtësia janë në anën tonë.

Më e rëndësishmja, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruash atë, me gjithë presionin. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq në Instagramduke ia bashkëngjitur edhe videon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat