Berisha i ashpër me Kurtin: Të bisedosh me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës është poshtërsi

Lajme

Berisha i ashpër me Kurtin: Të bisedosh me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës është poshtërsi

Më: 2 maj 2023 Në ora: 17:26
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se sot në Bruksel kryeministri Kurti do të bisedon për çështje të brendshme të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se të bisedosh me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës është poshtërsi.

“Sa ishte në opozit mashtroj trushpërlarët e tij deri në flijimin e tyre, me slloganin jo negoviata vetëvendosje. Si erdhi në pushtet harroj M.Balajn, A.Xheladinin dhe dhjetra të lënduar të cilët i mashtroj nëpër protesta, dhe i tha po negociatave me Serbin dhe jo vetvendosje. Sot negocion me Viçiqin që ishte ministër i Millosheviqit, dhe përpara ka statusin e “zajednicës” që e shkruan dhe vendosën deputetja e Kuvendit të Serbisë”, ka shkruar Berisha.

Ai ka kritikuar Kurtin edhe për cështjne e të pagjeturve.

“Me bisedu me Serbin për të zhdukurit me dhun nga lufta, ka kuptim, sepse Serbia është fajtore dhe ka të dhëna për këtë qështje. Mirpo të bisedon me Serbin për çështje të brendshme të Kosovës, është poshtërsi dhe mos njohje të shtetit dhe të realitetit të krijuar pas vitit 1999”, ka vlerësuar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat