Pasuria e ministres Albulena Haxhiu: Banesë, tokë, veturë dhe tre kredi për të shlyer

Lajme

Pasuria e ministres Albulena Haxhiu: Banesë, tokë, veturë dhe tre kredi për të shlyer

Më: 6 maj 2023 Në ora: 09:10
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë deklarimin e pasurisë së tij për vitin 2023 në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar që posedon banesë, tokë, veturë dhe tre kredi personale për t’i shlyer dhe një tjetër në emër të burrit.

Sipas dokumentit të publikuar nga Agjencia, ministrja Haxhiu posedon banesë 82 metra katrorë në vlerë 60 mijë euro, dhe 6 ari tokë në vlerë 16 mijë euro.

Image
Deklarimi

Haxhiu ka deklaruar veturë të tipit Seat të blerë në vitin 2020 në vlerë 9700 euro, ndërsa nuk ka deklaruar të ketë para të gatshme të ruajtura në banka.

Haxhiu në emër të saj ka deklaruar tre kredi që ka për të shlyer, njëra në vlerë 25 mijë euro, tjetra 4 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 6 mijë e 800 euro, kurse ka deklaruar se bashkëshorti ka një kredi në vlerë prej 1500 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat