Deklarata e pa dëgjuar që dëshmon “frikën” e Vuçiqit nga Kurti: Kurrë nuk i kemi shtrënguar duart, ai ka vetëm një kërkesë

Lajme

Deklarata e pa dëgjuar që dëshmon “frikën” e Vuçiqit nga Kurti: Kurrë nuk i kemi shtrënguar duart, ai ka vetëm një kërkesë

Nga: N.E Më: 6 maj 2023 Në ora: 09:18
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Të martën që kaloi ishte mbajtur takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në këtë takim palët janë pajtuar për Deklaratën për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë.

Deklarata parasheh disa angazhime për palët, që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Në anën tjetër, në mesin e pikave të rendit të ditës ishte edhe draft- statuti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili u prezantua nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Ky draft-statut nuk pranuar nga kryeministri i Kosovës, gjersa Kurti ka propozuar një draft-vizion të tyre.

“Qartazi ekziston dëshira për një Republikë Sërpska në Kosovë dhe kjo dëshirë e ka shkruar këtë statut”, tha Kurti, duke iu referuar entitetit me shumicë serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, i cili gëzon kompetenca që e sfidojnë pushtetin qendror.

“Unë kam propozuar një draft-vizion se si do të duhej të ishin vlerat dhe principet dhe çfarë do të duhej të ishte korniza që e rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë, përkatësisht të komunitetit serb në Kosovë”, ka vazhduar Kurti, duke shfaqur shpresën se ai “do të trajtohet me seriozitet” nga ana e ndërmjetësuesve evropianë të dialogut.

Në këtë dokument të Kurtit thuhet, mes tjerash, se ai do t'u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre përmes “kornizës së vetëmenaxhimit”, kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Kosovës, si dhe mundësi për t'u financuar nga Kosova dhe vende të tjera, përfshirë edhe Serbinë.

Në anën tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka filluar të shfaq “frikë”.

Në një konferencë për medie, duke folur rreth kryeministrit Kurti, Vuçiq është shprehur i shqetësuar duke thënë se “kurrë nuk ka shtrënguar duart me Kurtin”.

Sipas Vuçiqit, Kurti e ka vetëm një kërkesë dhe ajo është pranimi i Kosovës.

“Kurrë në jetën time nuk kam shtrënguar duart me Kurtin, lëre më të diskutojmë për ndonjë problem serioz, apo pyetje, kurrë nuk jemi shtrënguar, nuk ka dashur të përshëndetemi. Ai ka vetëm një kërkesë, thotë ju duhet ta pranoni Kosovën, e gjitha është e jona, ju nuk keni asgjë. Kaq”, ka thënë Vuçiq.

@six.stars6s #londer🇬🇧🇦🇱 #qunatelondres #humorshqip #humorkosova #qeshshqip #qeshmelot #qesh #qikatshqiptare #qikat #peja #prizren #gjakova #drenica #gjilan #prishtina #ferizaj #kumanova #lipjan #suhareka #kaqanik #mitrovica #tirana #tropoja #durrsi #saranda #vlora #elbasan #kosovatiktok #albaniangirl #albaniatiktok #tiktokkosova #tiktokalbania #news #breakingnews ♬ original sound - Six Stars ✨

Kujtojmë, se në shtatorin e vitit të kaluar, Kurti duke folur rreth atmosferës në Bruksel kishte pohuar njëjtë se nuk kanë shtrënguar ndonjëherë duart me Vuçiqin.

“Jo kurrë. Kjo për shkak se jemi takuar tre nga katër herë gjatë pandemisë dhe nuk ka ende një marrëveshje përfundimtare”, shprehej Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat