​Inspektorët intervenuan në tregun e automjeteve, preheshin pula në kushte jo adekuate

Lajme

​Inspektorët intervenuan në tregun e automjeteve, preheshin pula në kushte jo adekuate

Më: 7 maj 2023 Në ora: 22:08
Inspektorët

Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës nën asistencën e zyrtarëve policorë, kanë ndërhyrë sot afër tregut të automjeteve, pasi aty preheshin dhe shiteshin pula në kushte jo adekuate higjienike.

Qytetarët kanë njoftuar KosovaPress-in, se inspektorët së bashku me policinë, në mëngjesin e sotëm kanë bllokuar për automjete rrugën që është afër tregut të automjeteve.

“Inspektorë e policë ishin të shumtë në numër, ata bllokuan rrugën dhe filluan t’i ndjekin shitësit e pulave dhe peshkut në atë rrugë”, tha njëri nga qytetarët.

Përndryshe, KosovaPress ka raportuar disa herë për këtë dukuri në këtë treg, madje ekipet tona edhe janë kërcënuar nga tregtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat