Nevzad Lutfiu zgjidhet kryetar i ri i KKSH-së në Luginën e Preshevës

Lajme

Nevzad Lutfiu zgjidhet kryetar i ri i KKSH-së në Luginën e Preshevës

Më: 8 maj 2023 Në ora: 07:02
Nevzad Lutfiu

Nevzad Lutfiu nga Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD eshte zgjedhut sot kryetar i ri i Këshillit Kombëtar Shqiptar-KKSH pas zgjedhjes së përbërjes së re 15 anëtarëshe të këtij institucioni e cila do të dalë nga Kuvendi zgjedhor i elektorëve qe u mbajt sot ne Bujanoc, njofton nga rajoni korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Nominimit të Lutfiut u be konform një marrëveshje koalicioni e arritur midis një përbërje të gjërë të spektrit politik shqiptare: Partia për Veprim Demokratik- PVD, Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD, Partia Demokratike-PD dhe Partia Demokratike Shqiptare PDSH.

Sipas kesaj marreveshje, mandati i kryetarit të KKSH-së do të ketë një ndarje 1,5+2 (vite) midis kandidatëve të LPD-së dhe PVD-së.

Me konkretisht, pasi që Lutfiu të mbarojë pjesën e tij të mandatit në krye të KKSH-së do të pasohet nga kandidati i PVD-së, subjekt ky i cili me këtë institucion ka qeverisur këto katër vjetët e fundit përmes Ragmi Mustafit.

Ne fakt zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar u zhvilluan më 13 nëntor të vitit të kaluar. Nga votimet subjektet politike siguruan këtë numër të mandateve: PVD dhe APN nga 5, LPD dhe PD nga 2 dhe PDSH 1 mandat.

Do theksuar se në kuadër të afateve ligjore nuk u arrit marrëveshje për qeverisje kështu që Ministria për Pakicat shpalli zgjedhjet sipas sistemit të elektorëve me anë të grumbullimit të nënshkrimeve, njofton Le Canton27.ch

Pas kësaj faze zgjedhore ministria në fjalë certifikoi 523 elektorë ndërsa subjektet kumtuan se kanë siguruar këto numra:

APN 183, PVD 158, LPD, 65, PD 54 dhe PDSH 52, ndërsa rreth 20 elektorë nuk kanë përkatësi partiake.

Do shtuar se Nevzad Latifi eshte kryetari me i ri (30) nga kater kryetaret e ne hershem (Galip Beqiri, Jonuz Musliu (i ndjeri) dhe Ragmi Mustafi.

Kryetari i posaemeruar i KKSH-se Nevzad Latifi eshte jurist i diplomuar me nje pervoje ne mire, meqe ishte dore e djathte e ish-kryetarit te KKSH Jonuz Musliut dhe sot te birit te tij Shqiperin Musliut, kryetar e LPD-se. Nevzat Latifi eshte i martuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat