Ambasadori rus merret me çështjet e Kosovës: Perëndimi nuk dëshiron ta krijojë Asociacionin

Lajme

Ambasadori rus merret me çështjet e Kosovës: Perëndimi nuk dëshiron ta krijojë Asociacionin

Më: 8 maj 2023 Në ora: 12:35
Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka deklaruar se Perëndimi siç tha ai “ pavarësisht deklaratave nuk ka dëshirë të krijojë Asociacionin” .

Ai për TV Prva theksoi se nëse do të kishte presion Kosova do e kishte pranuar themelimin e Asociacionit.

“Kosova do ta kishte mbështetur Asociacionin shumë kohë më parë”.

“Situata në terren nuk është e mirë, ne madje mendojmë se në një farë kuptimi po përkeqësohet dhe ndonjëherë këto bisedime të Brukselit dhe ndërmjetësimi i Brukselit duket se po e mbyllin njërin sy ndaj situatës në terren”, shtoi i dërguari i Moskës në Beograd, përcjell Kosovo Online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat