Peci uron Ditën e Evropës me një aksion në Prishtinë

Lajme

Peci uron Ditën e Evropës me një aksion në Prishtinë

Më: 9 maj 2023 Në ora: 09:36
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë sot se në shënimin e Ditës së Evropës, janë të përkushtuar në përqafimin e vlerave që Evropa përfaqëson.

Ai u shpreh se duhet “t’i japim fund dukurisë së shëmtuar dhe shumë të dëmshme të therjes së kafshëve dhe shpezëve në hapësira publike”.

Prandaj, Peci njoftoi sot për një aksion në Prishtinë që ka të bëjë me lirimin e hapësirave publike.

“Ky aksion sot në hapësirat e ish tregut të makinave në Kodrën e Trimave, sikurse ai i para dy ditëve në Zonën Industriale Prishtinë – Fushë Kosovë, kanë për qëllim mbi të gjitha mbrojtjen e shëndetit publik”, shkroi Peci në Facebook.

“Falenderojmë Policinë – Drejtorinë Rajonale të Prishtinës, për mbështetjen e këtij aksioni. Nga autoritetet komunale kërkojmë të përmbushin detyrimet ligjore që të krijojnë kushte dhe hapësira të lejuara të përshtatshme për ushtrimin e veprimtarive të caktuara. STOP pirjes së duhanit në hapësirat e ndaluara! STOP therjes ilegale të kafshëve dhe shpezëve”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat