Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit”, nisin ndërtimin e shtëpive në Skenderaj pas vërshimeve të janarit

Lajme

Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhe “Jetimat e Ballkanit”, nisin ndërtimin e shtëpive në Skenderaj pas vërshimeve të janarit

Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:24
Pamje nga Skenderaj

Pesë shtëpi të reja kanë nis të ndërtohen në Skenderaj me iniciativë të Fondacionit “Behgjet Pacolli”, dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Ndërtimi i këtyre shtëpive do të bëhet pas vërshimeve të mëdha që patën goditur Skenderajn muaj më parë.

Poashtu në këtë komunë do të rinovohen disa shtëpi që janë prekur nga vërshimet e fundit.

Përveç, kryetarit të Skenderajt, Fadil Nura, të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Halil Kastrati, Selim Pacolli dhe Fjolla Ramadani, Drejtoreshe e Fondacionit “Behgjet Pacolli.

“Me gëzim nisi dita e sotme për familjet e goditura nga vërshimet, të Isak Smajlit – Kuçicë, Jetullah e Avdullah Imerit – Tushilë, Xhafer Zyhranit – Llaushë dhe Isuf Gjokajt – Skenderaj, ku bashkë me humanistin Halil Kastrati dhe Selim Pacollin dërguam lajmin më të mirë pas fatkeqësisë, për ndërtimin e shtëpive të reja nga fillimi, falë Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacionit “Behgjet Pacolli”, ka shkruar ndër të tjera Fadil Nura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat