Tha se Kosova është e gatshme për luftë, ministri serb reagon ndaj deklaratës së Hisen Berishës - ja çfarë paralajmëron

Lajme

Tha se Kosova është e gatshme për luftë, ministri serb reagon ndaj deklaratës së Hisen Berishës - ja çfarë paralajmëron

Nga: A.M. Më: 11 maj 2023 Në ora: 16:59
Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha për Kosova Online se deklarata e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha se “Kosova është e gatshme për luftë nëse cenohet integriteti dhe sovraniteti i saj” është vetëm një provokim i rrezikshëm nga të cilën Prishtina po përpiqet të përfshijë Serbinë në konflikte, si dhe të frikësojë të gjithë serbët në territorin e Kosovës, për të krijuar një territor etnikisht të pastër, transmeton "Bota sot".

Vuçeviq për çudi kësaj herë vendosi të përdor një gjuhë më ‘diplomatike’, duke tentuar t’i paraqes politikat e shtetit serb si të ‘paqes’, kur dihet sa kërcënuese dhe provokuese janë.

“Qëndrimi ynë është i qartë, politika e Serbisë e udhëhequr nga presidenti i Republikës Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë bazohet mbi të gjitha në paqen dhe bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve, në dialogun politik, arritjen e marrëveshjeve, të cilat si përgjegjëse. vendin e kemi treguar dhe dëshmuar pafundësisht herë”, tha ministri.

Vuçeviq u tha politikanëve shqiptarë që i bëjnë këto deklarata dhe kërcënime të rrezikshme se duhet të dinë dhe të jenë të vetëdijshëm se kufijtë e Serbisë dihen dhe se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara janë në Sharë dhe Prokletije.

“Ne kurrë nuk do të lejojmë që populli serb në Kosovë të mbetet i pambrojtur dhe për këtë duhet ta dinë se Serbia nuk është një thes grushti dhe se ndryshe nga dhjetë vjet më parë, ekonomikisht, por edhe në çdo kuptim tjetër, është shumë më e fortë”, përfundoi Vuçeviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat