Petkoviq bisedoi me Lajçakun për veriun e Kosovës

Lajme

Petkoviq bisedoi me Lajçakun për veriun e Kosovës

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:47
Miroslav Lajçak, Petar Petkoviq

Pas takimit që mbajti presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq me të dërguarin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, takim me të ka pasur takim edhe shefi i delegacionit serb në bisedime dhe drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë Petkoviq, me të cilin është biseduar rreth raundit të ri të bisedimeve që u parashikua për të hënën, njofton “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Petkoviq në një njoftim për media, ka theksuar se sapo ka biseduar me të dërguarin Lajçak rreth raundit të ri të bisedimeve që pritet të mbahet në javën tjetër në Bruksel, sikurse edhe si u shpreh “tensioneve dhe situatës politike e të sigurisë në veri të Kosovës”.

Theksi i bisedimeve u vu në tensionet në katër komunat në veri q[ po ngriten dhe nxiten sipas Petkoviç nga vetë Kurti.

Petar Petkoviç në Istangram ka shkruar se ka shpreh shqetësimin për dhunën e përditshme institucionale dhe dhunës tjetër ndaj banorëve serb që po zbatohet nga regjimi i Prishtinës si dhe rreth hapave të pakuptimtë, të njëanshëm të aksioneve shqiptare, që rrezikojnë dhe kërcënojnë paqen, posaqërisht në dritën e përpjekjeve për të marr komunat në veri dhe shpronësimin e padrejtë rë pronave serbe sikurse edhe shpërbërjen e ekipit menaxhues për asociacionin.

"Beogradi as nuk dëshiron, as nuk tërheq hapa që mund të sjellin tensione dhe kriza të reja në teren, por do të vazhdoj të ruaj paqen dhe stabilitetin si vlera më të mëdha, ndërsa përgjegjësia e vetme për nxitjen e krizave është tek Prishtina. Për përkundër të gjitha këtyre sfidave do të mbrojmë popullin tonë në Kosovë”, ka shkruar Petkoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat