Ylfete Fanaj zgjidhet ministre në qeverinë e kantonit të Lucernit

Lajme

Ylfete Fanaj zgjidhet ministre në qeverinë e kantonit të Lucernit

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:27
Ylfete Fanaj

Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni është zgjedhur sot ministre e parë në qeverinë e kantonit të Lucernit në Zvicër.

Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Fanajn për detyrën dhe është shprehur se ajo është frymëzim për gratë e vajzat dhe dëshmi se me punë dhe përkushtim gjithçka është e arritshme.

“Ajo është ndër përfaqësueset më të denja të mërgatës sonë, e cila është pjesë vitale e shtetit të Kosovës. E nderuar Ylfete, të prifshin sukseset dhe qofsh urë e fortë lidhëse e Republikës së Kosovës me Zvicrën!”, është bërë e ditur në deklaratën e Osmanit.

Ylfete Fanaj është gruaja e parë kosovare, së cilës i besohet një detyrë ekzekutive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat