Klinaku: Erdogani ka qenë në burg për tri vargje poezie, Turqia njihej për shkelje të të drejtave të njeriut

Lajme

Klinaku: Erdogani ka qenë në burg për tri vargje poezie, Turqia njihej për shkelje të të drejtave të njeriut

Më: 15 maj 2023 Në ora: 21:51
Njohësi i çështjeve juridike, Avdullah Klinaku

Njohësi i çështjeve juridike, Avdullah Klinaku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Turqia para ardhjes së Erdoganit në pushtet, ka qenë e njohur për shkelje të të drejtave të njeriut.

Klinaku thotë se vet Erdogan, ka qenë në burg vetëm për shkak të një poezie.

“Erdogan ka qenë i burgosur për një poezi. Ushtria ka udhëhequr me shtetin dhe ka rrëzuar qeveri kur ka dashur. Menderesi është futur në konop për shkak të këtyre puçeve ushtarake të cilat i pati njohur Kushtetuta. Gratë me shami kanë qenë të shkelura dhe nuk janë lejuar të futen në shkolla, punë e universitete”, ka thënë ai.

“Mosrespektimi i të drejtave të njeriut ka qenë në fazën më të lartë. Erdogan prej se erdhi në pushtet filloi bisedimet intensive për futjen në BE. Evropa ishte hezituese për t’i afruar, jo për shkak të Islamit. Arsyeja është hezitimi. Hezitues ishin edhe për Ballkanin”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat