Kosovën e ka pjesë të rëndësishme të CV-së, diplomati gjerman merr pozitë të lartë në NATO

Lajme

Kosovën e ka pjesë të rëndësishme të CV-së, diplomati gjerman merr pozitë të lartë në NATO

Më: 17 maj 2023 Në ora: 15:11
Diplomati gjerman me përvojë, Boris Ruge

Diplomati gjerman me përvojë, Boris Ruge, ka marrë pozitën e asistentit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së për çështje që ndërlidhen me politikën dhe sigurinë. Kështu ka konfirmuar një zëdhënës i NATO-s të martën.

Ruge do ta zëvendësojë gjermanen Bettina Cadenbach e cila ka mbajtur këtë pozitë që nga viti 2019.

Diplomati gjerman përgjatë karrierës së tij ka punuar si zyrtarë ndërlidhës në zyrat e NATO-s në Bruksel përgjatë luftës në Kosovë dhe kohës së bombardimeve.

Gjithashtu Ruge ka qenë edhe këshilltar politik i dy komandantëve të KFOR-it që kanë shërbyer në Kosovë.

Lidhja e diplomatit gjerman me Ballkanin është evidente, duke qenë se ka shërbyer edhe si drejtues i Departamentit Politik në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje e Hercegovinë.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ai është marrë edhe me çështjet e sigurisë evropiane dhe mbrojtjes dhe ka qenë ambasador i Gjermanisë në Arabinë Saudite e zëvendës ambasador në SHBA,.

Ruge pritet që ta marrë zyrtarisht pozitën e tij nën direktivat e Jens Stoltenberg në pjesën e fundit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat