A janë bosat e Veriut Radojçiq dhe Veselinoviq? – Jabllanoviq: S’do i fusja në një thes

Lajme

A janë bosat e Veriut Radojçiq dhe Veselinoviq? – Jabllanoviq: S’do i fusja në një thes

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:48
Aleksandar Jablanoviq

Gazetari Kushtrim Sadiku e ka pyetur Aleksandar Jablanoviqse cili është roli i Radojçiqit dhe Veselinoviq në veri të Mitrovicës?

A janë ata bosat e veriut që vendosin gjithçka, a janë ata të deleguarit e Vuçiqit?

E ish ministri serb, Aleksandar Jabllanoviq është përgjigjur se nuk duhet t’i fusim në të njëjtin thes.

“Nuk i kisha fut në një thes Veselinoviqin dhe Radojçiqin, sepse Veselinoviq nuk ka asnjë lidhje me politikën, dhe un këtë as nuk dua ta komentojë, por Radojçiq është kundështar kryesor i partisë time dhe mund të them se metodat që është duke i përdorë ai dhe Lista Serbe janë metoda që për mua si njeri janë politikisht jo korrekte dhe të papranueshme”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat