Betimi i krytearëve të rinj në veri, Partia e Jabllanoviqit: Qeveria e Kurtit është e shkëputur nga realiteti

Lajme

Betimi i krytearëve të rinj në veri, Partia e Jabllanoviqit: Qeveria e Kurtit është e shkëputur nga realiteti

Më: 19 maj 2023 Në ora: 11:32
Aleksandar Jabllanoviq

Në dritën e rastit të betimit të kryetarit të ri në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, dhe reagimit të përbashkët të QUINT’it që të mos përdoret forcë dhe që jo me patjetër betimi i kryetarëve të bëhet në objektet komunale që mund të mos jenë të qasshme, ka reaguar edhe Partia e Serbëve të Kosovës që udhëhiqet nga Aleksandar Jabllanoviq.

“Deklarata e vendeve të QUINT’it se nuk duhet të procedohet në mënyrë të njëanshme në procesin e krijimit të strukturave të reja komunale në veri të Kosovës është një konfirmim dhe vendosmëri e qartë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në veri dhe më gjerë. Mesazhi i serbëve i datës 23.04 për bojkotimin e zgjedhjeve lokale u kuptua në mënyrën e duhur dhe ky njoftim na jep një shpresë se procesi nuk do të mund të shkojë ekskluzivisht në dëm të serbëve”, ka thënë partia e Jabllanoviq në një komunikatë për media.

“Shpresojmë që ky qëndrim i mirë, me kohë dhe i qartë i QUINT’it do të sjellë disa ndryshime në sjelljen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës dhe se është e qartë se duhet të bëhet riintegrimi i qeverisë dhe jo i serbëve. Sepse është qeveria e kryeministrit Aljbin Kurti ajo që është e shkëputur nga realiteti dhe mesazhet dhe lëvizjet e së cilës potencialisht dhe ende mund të çojnë në tensione dhe konflikte eventuale”.

Kjo parti thotë se me deklaratën e QUINT’it krijohet një momentum i ri politik për të punuar në drejtim të pjesëmarrjes së serbëve në institucione dhe progresin drejt themelimit të Asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat