Një burrë vjedh paratë e xhamisë në Drenas, hoxha Osman Musliu publikon videon

Lajme

Një burrë vjedh paratë e xhamisë në Drenas, hoxha Osman Musliu publikon videon

Më: 21 maj 2023 Në ora: 19:13
Pamje nga vjedhja

Një vjedhe ka ndodhur në xhaminë e Komunës së Drenasit.

Nga pamjet shihet një person i paidentifikuar duke hyrë në xhami dhe thyer një kasafortë për të grabitur më pas të gjitha paratë që gjendet aty.

Nga pamjet e regjistruara të kamerave brenda objektit fetar, të publikuar në Facebook nga hoxha Osman Musliu, shihet një person i paidentifikuar duke hyrë brenda xhamisë dhe, me forcë, ka thyer një kasafortë duke shfrytëzuar rastin për të grabitur paratë e mbledhura.

“Sot në mëngjes në xhaminë e Drenasit ky person ka hyrë dhe ka thyer kacen duke vjedhur të gjitha paratë të cilat mblidhen për mirëmbajtjen e xhamisë. Rasti është paraqitur në polici. Është dëshpërues fakti se si ky rast ka ndodhur në një vend si xhamia, kjo dokuri po ndodh edhe ne shumë xhami tjera.

Lusim Zotin që të na fal të gjithëve duke përfshirë edhe këtë person! Ndërsa sa i përket relacionit njerëzor shpresoj që ai ta merr denimin e merituar!” – ka shkruar Musliu në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat