​Akuzat e Bërnabiqit se shërbimet e huaja po interferojnë në Serbi, Trajkoviq e quan paranojake

Lajme

​Akuzat e Bërnabiqit se shërbimet e huaja po interferojnë në Serbi, Trajkoviq e quan paranojake

Më: 22 maj 2023 Në ora: 12:31
Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, e ka quajtur paranojake kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, pas deklaratave se “shërbimet e huaja po synojnë destabilizimin e Serbisë”.

Trajkoviq përmes një reagimi në rrjete sociale e ka quajtur Bërnabiqin po ashtu edhe “kreu paranojak i BIA-s”, pasi kjo e fundit duke folur për protestat në Serbi ka akuzuar shërbimet sekrete të huaja se gjoja po interferojnë në Serbi.

“Kryeministër paranojak.

Kreu paranojak i BIA-s.

Të pamësuar me qytetarët e zgjuar që kanë mendimin e tyre. Viktima të propagandës së tyre sipas së cilës kush nuk mendon si ata nuk është patriot.

Por më kot. Mbreti është lakuriq dhe të gjithë mund ta shohin atë”, ka shkruar Trajkoviq.

Kujtojmë se së fundmi tri protesta masive “kundër dhunës” janë mbajtur në Serbi, ku është kërkuar edhe dorëhqeja e qeverisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat