Keqpërdori pozitën, aktgjykim dënues për punonjësin e Komunës së Gjakovës

Lajme

Keqpërdori pozitën, aktgjykim dënues për punonjësin e Komunës së Gjakovës

Më: 22 maj 2023 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë - Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajtor zyrtarin me inicialet Sh.A., për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e ka liruar nga akuza për veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se i njëjti është obliguar që 100 euro të paguajë për paushallin gjyqësor dhe 50 euro kompensim për viktimat.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të pandehurit Sh.A, gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike i pandehuri, ‘me datën 11.05.2016 në Gjakovë në cilësinë e zyrtarit në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Gjakovës, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që të sjell dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për vete dhe për të tjerët, si dhe të shkaktoi dëm të tjerëve në atë mënyrë që në kundërshtim me nenin 6 të Ligjit nr. 02/L- 121 për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin, personit deri me tani të panjohur N.N, në mënyrë të kundërligjshme, pa verifikuar të dhënat... I pandehuri është obliguar që të paguaj shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëqind (100) euro si dhe shumën prej pesëdhjetë (50) euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit”, thuhet në njoftimin për media.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat