Vritet me armë zjarri një qen në qendër të Prishtinës, Arianit Koci publikon pamjet e rënda

Lajme

Vritet me armë zjarri një qen në qendër të Prishtinës, Arianit Koci publikon pamjet e rënda

Më: 23 maj 2023 Në ora: 13:10
Arianit Koci në vendin e ngjarjes

Avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se një qen është vrarë me armë të zjarrit në Prishtinë.

Ai ka njoftuar se jafsha është ende në vendin ku është vrarë dhe nuk është larguar ende nga personat kompetentë.

Shkrimi i plotë:

Në qendër të Prishtinës, dikush me plumb e ka vrarë këtë qenushe. Parmbrëmë.

Abuzimi i tmerrshëm i kafshëve, e në veçanti qenve, është njera prej arsyeve që qentë po i sulmojnë njerëzit.

Përndryshe, ai që e gjuan kafshën me plumb, është i rrezikshëm edhe për njerëzit.

Policia duhet urgjentisht me i fillu hetimet, nëse nuk i ka filluar deri më tani.

Në anën tjetër, qenushja po rrin qe dy ditë në këtë vend, dhe asnjë shërbim komunal nuk e ka parë të arsyeshme me e largu trupin i cili tani mund të jetë burim i infeksioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat