Stërvitjet në Mal të Zi dhe Kosovë iu “shtinë frikën në palcë serbëve”

Lajme

Stërvitjet në Mal të Zi dhe Kosovë iu “shtinë frikën në palcë serbëve”

Nga: F.B. Më: 24 maj 2023 Në ora: 19:47
NATO

Analistët serb të sigurisë kanë theksuar se përderisa fqinjët po armatosen nga NATO, çka po ndodhë me Serbinë, duke vlerësuar stërvitjet në Kosovë dhe Malin e Zi si kërcënim dhe provokime serioze, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Në Plavë ka nis stërvitja ushtarake “Përgjigja imediate” ku mbi 500 trupa ushtarake malazez edhe amerikane përfshirë edhe oficer komandues kroat po stërviten së bashku.

Krye-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë malazez Zoran Lazarevip në hapjen e stërvitjes ka thënë se ushtria malazez përkrah aleatëve nga NATO po vazhdon veprime komplekse dhe investimin në zhvillimin ushtarak të njësiteve që do garantojnë siguri të qytetarëve dhe kontributin në kapacitetet mbrojtëse të aleancës.

Për dy javë trupat malazez edhe amerikane do trajnohen në operacionet tokësore, ku ndër tjera do kryejnë përmbajtje komplekse të luftimit malor. Stërvitja ushtarake në Malin e Zi është pjesë e stërvitjes së madhe që udhëhiqet nga ShBA me emërtimin “Defender Europe 23” ku marrin pjesë rreth 25 mijë ushtarë nga 20 vende partnere me qëllim forcimin e aftësive për përgjigje të shpejtë edhe adekuate në kërcënimet e sigurisë.

Në ndërkohë Serbia po çarmatoset për shkak “sigurisë” pas rasteve të vrasjeve, ndërsa Prof dr. Miroslav Bjegoviç,profesor  i sigurisë Ljuban Karan, nënkolonel i Shërbimit Kundër-zbulues në pension kanë shprehu shqetësimin për këto zhvillime, duke i quajtur stërvitjet në Kosovë edhe Malin e Zi si provokime.

“Pse stërvitje pikërisht në Kosovë? Ata po trajnohen në rast agresioni eventual? Çfarë lufte nëse ata janë rrethuar me vende anëtare të NATO-së. Është e tepërt të thuhet se Serbia mund të bëjë agresion në territorin e saj, në anën tjetër Serbia sipas rezolutës 1244 ka drejtë të shkoj me forca nëse ka nevojë për mbrojtjen e popullit në Kosovë”, ka thënë  Bjegoviç.

Ai shtoi se “çfarë do qoftë ajo ushtri, ajo me gjasë do jetë pjesë e NATO-së, që për ne është kërcënim. Do kishim konflikt me aleancën e NATO-së në rast ndonjë kërcënimi”, tha ai.

Karan konsideron se strategjia që u planifikua nga ShBA.

Gjashtë profesor kanë përpiluar strategjinë që Kosova të hyj në institucionet ndërkombëtare, duke vendos Serbinë në situatë që ajo të bisedoj me një anëtare të paktit NATO. E gjithë skema komplet është harmonizuar me zhvillimet në Kosovë, nuk është harmonizuar stërvitja, por sjelljes së Kurtit i është harmonizuar stërvitja. Kjo është kërcënim për Serbinë, kush merr pjesë në atë stërvitje, shqiptarët, kroatët, maqedonët dhe turqit, kjo është kërcënim dhe provokim ndaj Serbisë! Por për këtë nuk vendosin këto vende, dihet kush janë gjeneralët e NATO-së dhe kudh udhëheq stërvitjet”, tha Karan.

Sipas tij, kjo është befasi e pakëndshme për të gjithë ne, përfshirë edhe zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat