Vuçiq takon senatorët amerikanë: Ja ku bazohet ekskluzivisht zgjidhja për Asociacionin

Lajme

Vuçiq takon senatorët amerikanë: Ja ku bazohet ekskluzivisht zgjidhja për Asociacionin

Më: 25 maj 2023 Në ora: 11:12
Aleksandar Vuçiq një takimi që pati me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se prioritet për Serbinë është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi që pati me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters.

Kreu i shtetit serb në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka theksuar se senatorët amerikanë i ka falënderuar edhe për angazhimin e tyre në mbështetjen e dialogut me Kosovën.

“E theksova se prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin ekskluziv të vendimit për Asociacionin ashtu siç është paraparë në Marrëveshjen e Brukselit”.

Vuçiq deklaroi se në takim ka ripërsëritur vendosmërinë e Serbisë për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve me SHBA-në në bazë të respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.

Dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters gjatë së hënës qëndruan për vizitë në Kosovë ku në mesin e temave të diskutimit me krerë shtetërorë ishte edhe formimi i Asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat