Lavrov përsëri krahason Kosovën me Krimen: Situata në Kosovë e tensionuar dhe shqetësuese

Lajme

Lavrov përsëri krahason Kosovën me Krimen: Situata në Kosovë e tensionuar dhe shqetësuese

Nga: F. B. Më: 29 maj 2023 Në ora: 14:24
Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar sipas “Russia Today” se situata në Kosovë është e papranueshme, e tensionuar dhe shqetësuese, duke akuzuar perëndimin se po mban anën e shqiptarëve, transmetojnë “Kosovo-online” dhe “Bota Sot”.

Lavrov përkujtoi se perëndimi ka mbështetur pavarësinë e Kosovës edhe pse nuk ka pasur referendum, ndërkohë që parimi i njëjtë nuk është bërë ndaj Krimes. Krerët e vendeve per[ndijore si duket kanë vendosur të i japin prioritet integritetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës edhe pse banorët e Krimes votuan për bashkim me Rusinë.

Diplomati rus theksuar se Kosova mori pavarësinë me shpalljen e njëanshme, përderisa ujdia në marrëveshjet mes Beogradit dhe Prishtinë në prani të BE-së tash e 10 vite nuk zbatohet dhe as nuk do përmbushet sepse “perëndimi po mban anën e separatistëve” dhe në këtë drejtim “askush nuk planifikon të bëjë diçka".

"Shqetësuese është sjellja ndaj banorëve serb, që sot po protestojnë për shkka të marrjes së pushtetit në veri të krahinës” tha ai duke akuzuar NATO-në se mban anën e separatistëve.

Ai i ka vlerësuar jo legjitime zgjedhjet për kryetar sepse në to kanë marr pjesë vetëm 3 për qind të qytetarëve, ndërsa sipas tij, vendime për situatën do marr Vuçiç dhe populli serb i veriut të Kosovës që luftojnë për drejtat e tyre.

Lavrov ka shtuar se në qendër të Evropës po piqen kushtet për konflikt, në vendin e njëjtë kur në vitin 1999 NATO kreu agresion ndaj ish Jugosllavisë. Sipas tij, në harmoni me dokumentet e OKB duhet respektuar sovraniteti dhe tërësia territoriale e vendeve, qeveritë e cilave respektojnë banorët lokal në vetëvendosje dhe përfaqësuesit e të cilëve përfaqësojnë interesat e popullit që jeton në territorin e atyre vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat