Analisti serb: E dua Baton Haxhiun, ai është zëri i besuar i Beogradit!

Lajme

Analisti serb: E dua Baton Haxhiun, ai është zëri i besuar i Beogradit!

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 15:36
Baton Haxhiu

Shqipëria u fut në “lojë” duke propozuar një draft për Asociacionin me komuna serbe në veri të Kosovës.

Situata e tensionuar në veri dhe planet për zgjidhje janë kryefjalë jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në Serbi.

Mirëpo gjatë debateve në studiot televizive njëri nga analistët në Beograd, Dushan Janiç është shprehur shkoqur se analisti dhe gazetari Baton Haxhiu, është njeriu i besuar i Serbisë.

Shihni pamjet:

Janiç që është një nga analistët më të njohur dhe serioz të Beogradit jep detaje gjatë bisedës në studio duke zbuluar sipas tij lidhjet e forta të Haxhiut me Serbinë.

Janjic: Kurrë nuk e kam parë, tani po e dëgjoj që i paska tetë pikë, mesa di unë.

Moderatori: Ai Haxhiu, e ka publikuar Albanian Post… ai Haxhiu.

Janjic: Haxhiu ka qënë gjithmonë lajmëtari i besuar i Beogradit. U kërkoj falje, e dua Haxhiun. Ndonjëherë jap deklarata që të më shohin këta nga Beogradi nëpërmjet Albania Post .

Moderatori: Prandaj ai nga Kurti ka ikur tek Rama?

Janjic: Ai plan me gjasë, unë do ta quaja kështu

Moderatori: Aty përmendet Dushan dhe datat për zgjedhje.

Janjic: Mirë mirë Batoni e di, nëse jo më shumë e di propozimin e Serbisë. Unë jam shumë prec…nëse di diçka e di propozimin e Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat