Analisti i njohur serb: Ja zgjidhja e krizës Kosovë-Serbi

Lajme

Analisti i njohur serb: Ja zgjidhja e krizës Kosovë-Serbi

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 11:28
Ivan Vejvoda

Ivan Vejvoda, këshilltar i ish-kryeministrit të Serbisë Xhinxhiç tha në një intervistë për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se ka ardhur momenti që udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi të mbajnë përgjegjësi lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar, duke pasur parasysh përgjegjësinë e tij si aktori i tretë i plotë në situatë, duhet të ketë një qasje më të fuqishme.

Vejvoda u shpreh se fati më i madh i të dyja vendeve  është se janë në Europë, ku ekziston Bashkimi Evropian, që mbetet një projekt paqeje,

“Mendoj se janë ndezur dritat e kuqe, të gjithë alarmet janë ndezur dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar, siç e thotë bukur shprehja në anglisht, “ka një tjetër peshk për të pjekur”, lufta Rusi-Ukrainë, tensionet që janë të pranishme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Ne jemi një pjesë shumë e vogël e botës. Ne jemi, siç thashë, e shumta 16 milionë njerëz. Duam të jemi si Evropa dhe të futemi në Evropë. Duhet të mbajmë dhe te marrim përgjegjësi, së pari udhëheqësit, në plot kuptimin e fjalës. Pastaj komuniteti ndërkombëtar, duke pasur parasysh përgjegjësinë e tij si aktori i tretë i plotë në situatë, mendoj se duhet të ketë një qasje më të fuqishme. Siç thashë, fakti që kishim një takim mes presidentit Vuçiç dhe Vjosa Osmanit, sado i shkurtër apo i ashpër të ketë qenë, ishte e rëndësishme që e realizuan. Kjo është mënyra për të ecur përpara. Kjo nuk mund të shmanget. Ne kemi fatin që jemi në Evropë, ku ekziston Bashkimi Evropian, që mbetet një projekt paqeje. Pikërisht për këtë duam të futemi, sepse duke qenë anëtar, ka njëfarë sigurie për paqe dhe sigurisht, për të drejtat dhe sundimin e ligjit”, tha analisti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat