Nimanbegu deklarohet pas votimit: Aleanca Shqiptare të fitojë edhe me tepër besimin e popullit 

Lajme

Nimanbegu deklarohet pas votimit: Aleanca Shqiptare të fitojë edhe me tepër besimin e popullit 

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 11:47
Bartësi i Listës Aleanca Shqiptare, Genci Nimanbegu

Bartësi i Listës Aleanca Shqiptare, Genci Nimanbegu, ka votuar në zgjedhjet parlamentare që janë duke u mbajtur në Malin e Zi.

Nimanbegu, më pas është deklaruar për medie duke thënë se shpreson se votuesit do të dinë se duhet drejtuar drejt politikës euro-atlantike.

“Sapo e kreva detyrën për të votuar, dëshiroj që kjo e diele të afirmoj politikat të cilat  i kemi bërë  që aleanca shqiptare të fitojë edhe me tepër besimin e popullit. E ardhmja e Malit të Zi është e lidhur ngushtë me procesin e votimit dhe politikat që i kemi bërë. Besojmë që votuesit do të njohin se duhet drejtuar drejt politikës euro-atlantike por gjithmonë duke përcjellë interesat e pakicës tonë autoktone në Mal të Zi”, u shpreh Nimnbegu.

“Shqiptarët së bashku me pakicat e tjera do ta kenë zërin kyç në qeverinë e ardhshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat