Janjiq e mbron Ramën: Ai deshi të evitojë katastrofën për Kosovën

Lajme

Janjiq e mbron Ramën: Ai deshi të evitojë katastrofën për Kosovën

Nga: F. B. Më: 12 qershor 2023 Në ora: 09:54
Dushan Janjiq 

Analisti Dushan Janjiq ka deklaruar se drafti i statutit të asociacionit që kryeministri i Shqipërisë Rama dërgoi kancelarit gjerman Sholc dhe presidentit francez Makron ishte “përpjekje për evitimin e katastrofës për shqiptarët e Kosovës, për mos të rënë në jo mëshirën e amerikanëve”, përcjell “Bota Sot”.

Ai për “Tanjug” tha se nuk është e zakonshme që vendi që nuk është pjesëmarrës në dialog të bëjë diçka të tillë, por kjo nuk e habit duke njohur Ramen që dp të paraqitet si njeri i iniciativave.

"Mendoj se ai ndihmon dhe asiston bashkësisë ndërkombëtare dhe amerikanëve me dëshirën të evitoj katastrofën e shqiptarëve të Kosovës. Ata mund të kenë raporte të këqija me ShBA, që do ishte katastrofave, e Kurti po shkon në atë drejtim sepse po vlerëson se ende ka kohë për lojë. Nuk do e krahasoja iniciativën e Rames me dashurinë ndaj Serbisë” tha Janjiq, duke dashur relativizuar dhe arsyetuar veprimet e Rames.

Secili ka të drejtë për propozime, ndonëse nuk ka parë konkret draftin, beson se nuk ka diçka konkrete, por vetëm një ofrim dalje dhe strategji për Osmanin edhe Kurtin.

"Ky është momenti kur dy palët kanë mundësi për dalje nga kriza, dialogu politik është në lodhje e Rama ka dashur që kërkoj shansin mes shqiptarëve, mbi të gjitha opozitën, pasi Vetëvendosjen kurrë sa ka pas në qejf si dhe për të qenë tek amerikanët garant se mbron Ballkanin e hapur” konsideron Janjiq.

Ai vlerëson se Rama është “akull-thyes” i shkëlqyeshëm dhe nuk punon vetëm, edhe kur vesh puma.

Në pyetjen nëse sheh ardhmëri të Kosovës pa Kurtin, ai theksoi se po, megjithëse edhe pa te asgjë nuk do zgjidhet edhe ku ai mos të jetë në pushtet.

"KFOR duhet ndaloj të bëhet polic dhe të kthehet në kazer,a, ne ishim në prag konflikti, ata e dinë sa ishin ushtarët të ekspozuar, vetëm një ushtar po të vdiste do kishte sanksione. U evitua më e keqja dhe kjo është militarizimi i konfliktit” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat