Ushtarët e kontingjentit shtesë turk me automjete të blinduara arrijnë në Zubin Potok

Lajme

Ushtarët e kontingjentit shtesë turk me automjete të blinduara arrijnë në Zubin Potok

Nga: F.B Më: 15 qershor 2023 Në ora: 11:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kontigjenti trupave ushtarake turke që erdhi si përforcim shtesë në misionin e KFOR-it në Kosovës pas tensionimit të situatës në komunat në veri të Kosovës, sot janë vendosur në komunën e Zubin Potokut, njoftojnë mediet serbe, transmeton “Bota sot”.

Si dihet batalioni special turk është pjesë e trupave që u angazhuan me kërkesën e forcave të bashkuara të NATO-së, pas ngjarjeve në veri ku pati shumë ushtarë të lënduar nga KFOR-i.

Ushtarët turq ka disa ditë që ishin vendosur në Prizren, sot i janë bashkuar komandës së Brigadës së mekanizuar të këmbësorisë dhe janë vërejtur të pozicionuar në Zubin Potok.

Deri sot, ata ishin të vendosur në kazermën "Sultan Murati" në afërsi të Prizrenit, ndërsa një pjesë e këtyre trupave së bashku me automjetet e tyre të blinduara janë bartur dhe vendosur në veri në komunën e Zubin Potokut.

Pas ngjarjeve në komunat në veri përkatësisht protestave të organizuara nga grupet kriminale në veri, ku pati edhe ushtarë të lënduar të KFOR-it, NATO vendosi përforcimin me forca rezervë që u vendosën në gjendje gatishmërie në rast nevoje për veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat