Spahiu debat me Çanin, zbulon kush e çoi në burg Thaçin

Lajme

Spahiu debat me Çanin, zbulon kush e çoi në burg Thaçin

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 22:34
Hashim Thaçi

Juristi Kreshnik Spahiu dhe gazetari Arian Çani kanë diskutuar së bashku për situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës.

Spahiu tha se kufijtë e Kosovës janë të rrezikuar vetëm, në një rast, vetëm në rastin se Kurti bind Amerikanët dhe Europën se nuk janë partnerë serioz ndaj duhen kthyer në një Palestinë të dytë për ti mbajtur varur dhe të mos i japin sovranitetin e plotë.

Spahiu tha gjithashtu se Kosova po izolohet në momentin kur duhet më shumë se kurrë që të hapej dhe tha se Albin Kurti nuk ka asnjë aleat, as në BE dhe as në SHBA.

Arian Çani mori si rast Hashim Thaçin dhe tha se ai sot është burg edhe pse ishte aleat shumë i mirë i SHBA-së, por Kreshnik Spahiu tha se Thaçi në atë kohë  u ndalua nga Bashkimi Europian që të mos firmoste marrëveshjen me SHBA-në.

Arian Çani: Vetëm një naiv mund të mendojë se BE-ja bën me kokën e saj. BE-ja është xhep i Amerikës. ti mendon se ka autoritet BE-ja të marri dikë e t’a rrasi në burg pa dijeninë e Amerikës?

Kreshnik Spahiu: Konflikti i Merkelit me Macronin me Donald Trump-in ishin të hapur. Amerikanët filluan të tërhiqnin trupat e NATO-s nga Gjermania.

Arian Çani: Pra t’i thua se Thaçi ishte dëm kolateral i mosmarrëveshjeve të tyre? Po po të ishte ashtu nuk do ishte në burg Thaçi sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat