Bllokadë në kufi pasi u ndaluan mallrat serbe, 20 kamionë presin në Jarinje

Lajme

Bllokadë në kufi pasi u ndaluan mallrat serbe, 20 kamionë presin në Jarinje

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 09:31
Kamionet

Arrestimi i tre policëve brenda territorit të Kosovës ka nxitur autoritetet e shtetit që të ndalojnë hyrjen e mallrave serbe brenda territorit.

Një vendim i tillë ka shkaktuar “bllokadë” totale në pikat kufitare, me kamionët që kanë ndaluar dhe presin.

Radio Televizioni i Serbisë raporton se radha e kamionëve me mallra serbe që presin në kufi është kilometrike.

Ndalimi i mallrave sot shënon ditën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat