Mërgimtari nga Drenica ndihmon familjet e policëve të kidnapuar

Lajme

Mërgimtari nga Drenica ndihmon familjet e policëve të kidnapuar

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 10:30
Alfred Dibrani ka bërë një gjest human

Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë të Kosovës ditë më parë nga shteti terrorist serbe në zonen kufitare Bare, ka shqetësuar popullaten në vendin tonë.

Krahas institucioneve tona të cilat po përdorin të gjitha mjetet për lirimin e tyre, kjo ka pikëlluar shumë edhe qytetarët e Kosovës. Një prej tifozëve të zjarrtë te KF Drenicës, njehërit bashatdhetari ynë që jeton në diasporë, Alfred Dibrani, ka bërë sot një gjest human.

Ai të premten ka vizituar familjet e tre policëve të kidnapuar, të cilat i ndhimoi edhe me mjete financiare.

Një akt human ndaj familjëve, të cilin shpresojmë se do ta ndjekin edhe qytetarë të tjerë të vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat