Vuçiq “kapet” me EULEX-in, i quan “gënjeshtarë”

Lajme

Vuçiq “kapet” me EULEX-in, i quan “gënjeshtarë”

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 10:56
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth një ngjarje të dyshimtë mbrëmjen e kaluar në Zveçan që ata e kanë paraqitur gjoja se Policia e Kosovës ka rrahur dy të rinj serbë, duke e dhënë për “fakt të kryer” se kjo gjë, sipas tij, ishte “e vërtetë”.

Vuçiq pati një seri kritikash ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të cilët i quajti “gënjeshtarë”.

“EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve”, ka thënë ai.

“Kurti ka krijuar një situatë kriminale ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb. Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore”, ka thënë mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat