Maksuti: Nuk ka shenja, shpresojmë që nesër me përmirësimin e motit ta gjejmë veturën

Lajme

Maksuti: Nuk ka shenja, shpresojmë që nesër me përmirësimin e motit ta gjejmë veturën

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti thotë se në perimetër prej 3.5 dri në 5 kilometra po realizohet kërkimi i 3 shtetasve të Kosovës të cilët me veturë ranë në ujërat e lumit Lepenc në Maqedoni.

Nuk ka shenja akoma. Nuk flasim për shpresa dhe nuk mund të flasim për afate kohore. E dini shumë mirë para disa muajsh në një fatkeqësi të ngjashme në komunën e Tetovës, ku një djalosh i ri nga Kumanova ra, pas ditës së 7 neve arritëm që ta gjejmë trupin.

Pra neve nuk do të përfundojmë deri në mbylljen me sukses të këtij operacioni” – tha Bekim Maksuti.

Ndryshe vazhdon aksioni nga zjarrfikësit, policia e Maqedonisë, nga ekipe të kërkim-shpëtimit nga vendi si dhe FSK-ja nga Kosova për veturën e cila u aksidentua në parakalim dhe përfundoi në lumin Lepenc gjatë ditës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat