Kidnapimi i tre policëve, vjen reagimi nga ministria e Mbrojtjes së Serbisë - ja çka thonë për Kurtin

Lajme

Kidnapimi i tre policëve, vjen reagimi nga ministria e Mbrojtjes së Serbisë - ja çka thonë për Kurtin

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 19:10
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në rrëmbimin e tre policëve të rregullt kufitarë që ngjau të mërkuren, kanë marrë pjesë edhe njësitet speciale ushtarake “Kobra”.

Një gjë të tillë e ka mohuar sërish Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, ndërsa mohon edhe se “arrestimi” ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.

“Forcat e Armatosura të Serbisël kurrë s’do të lejojnë individë nga Prishtina që të vendosin një gjë të tillë në kontekst çorientiues dhe të pavërtetë”, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, siç e citoi Danas.

“Ushtria e Serbisë i kryen detyrat e saj të rregulta në vijën administritative me Kosovën në pajtim me rregullimet ligjore të Republikës së Serbisë, urdhërat e Presidentit dhe Komandatit Suprem, dhe në pajtim me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake nga viti 1999”, thuhet mes tjerash në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat